Sporti

Lajm i mirë për Liverpoolin: Fabinho do të jetë i gatshëm për finalen e Champions League ndaj Real Madrid

05/13/2022 14:00
nga:E K

Liverpool ka marrë lajme të mira nga lëndimi i Fabinhos.

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp ka konfirmuar që mesfushori brazilian do jetë i gatshëm për finalen e Parisit ndaj Real Madridit, shkruan GazetaBlic Sport.

Fabinho u lëndua në ndeshjen e kaluar ndaj Aston Villas dhe do humbas ndeshjet e fundit në Premierligë si dhe finalen e FA Cup, por do jetë në dispozicion të Klopp për ndeshjen ndaj Realit.

“Ai pritet të jetë gati më 28 maj”, tha gjermani Klopp në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Chelseas në FA Cup.