Rafael Nadal u eliminua në turin e tretë të turneut Masters në Romë.
Pasi fitoi setin e parë kundër Denis Shapovalov me 6:1, tenisti kanadez e ktheu ndeshjen dhe fitoi dy sete me 5:7 dhe 2:6 pas dy orë e 40 minuta lojë, përcjell GazetaBlic Sport.
Nadal konfirmoi pas ndeshjes se kishte sërish probleme me këmbën.
“Më dhemb këmba përsëri. Po luaj me një dëmtim, nuk është asgjë e re. Po më ndjek. Do të isha keq nëse nuk do të merrja ilaçe anti-inflamatore. Do të vazhdoj derisa koka ime të thotë se mjafton. Fatkeqësisht, përditshmëria ime është shumë e vështirë. Ndonjëherë është e vështirë për mua ta pranoj situatën. Filloi të dhemb në mesin e setit të dytë. Nuk mund të luaja më. Nuk dua t’i heq asgjë Fitorja e Denisit, bravo për të”, shtoi Nadal.
/GazetaBlic Sport/


