Rritja e pagës minimale ka ndezur debate mes pozitës dhe opozitës.LDK-ja dhe AAK-ja u deklaruan kundër këtij projektligji i cili nuk përfshin veteranët, raporton GazetaBlic.
Përgjigje për opozitën, kishte deputeti i VV-së Arbër Rexhaj ku tha se me mijëra veteranë nuk kanë qenë në luftë
Rexhaj u shpreh se numri aktual i veteranëve nuk është i vërtetë.
“Numri i veteranëve të Republikës së Kosovës nuk është i vërtetë. Dhe këtë e dijmë të gjithë këtu. Unë e di që tu e thanë këtë, ka me pas kosto, që ka me mijëra vetaranë që nuk kanë qenë në luftë, do të ma shohin për të madhe. Po nuk janë bre. Meqenëse nuk janë, në formë jo të drejtë, paguhen nga buxheti i shtetit. Ajo çka ka ndërmarr VV, e ka thanë një të vërtetë, duhet me e pa e rishiku”, tha Rexhaj.


