Edhe pse Erling Haaland ka pranuar të largohet nga Dortmundi për në Manchester City, sulmuesi norvegjez vazhdon të mendojë për të ardhmen e tij dhe mundësinë për të luajtur në një klub tjetër.
Sipas Bild, sulmuesi 21-vjeçar kërkoi një klauzolë në kontratën e tij që e lejon atë të largohet nga viti i tretë nëse ndonjë klub paguan 150 milionë euro për transferimin e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Kjo formulë i lejoi Cityt të siguronte nënshkrimin e tyre nga Dortmundi për vetëm 60 milionë euro.
Norvegjezi do nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me “Citizens”.
/GazetaBlic Sport/


