Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kritikuar fortë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani, sa i përket dialogut me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje finale mes dy vendeve, shkruan Gazeta Blic.
Ai në Kanal 10 ka thënë se nuk po e kupton assesi as Kurtin e as Osmanin se pse nuk po arrijnë ta mbyllin këtë proces njëherë e mire duke dhënë e disa argumente për këtë.
“Ka shumë argumente pse duhet Qeveria të kyçet direkt në fazën finale të dialogut. Cilat janë këto argumente po ju trego – Së pari, presidenti Biden në SHBA që e njeh Kosovën, që është marrë me këtë rajon, është dikush që e din temën e Kosovës dhe të rajonit dhe pastaj problemet e Rusisë dhe Serbisë për shkak të luftës në Ukrainë, humbjen e përkrahjes së fuqisë ndërkombëtare. Poashtu kemi garanca të njerëzve në këtë rast të z.Escobar që flet në emër të sekretarit Blinken dhe të presidentit Biden, e i cili thotë se nuk do të diskutohet integriteti, territori, sovraniteti i Kosovës dhe kushtetutshmëria , nëse është kështu nuk e kuptoj hezitimin e Kosovës që të mos kaloj në finale, por ende merret me do ngjitëse për tabela. Është e pakuptimtë kjo qasje e jona, sidoqoftë Qeveria dhe Presidenca duhet t`i japin një shpjegim Kosovës pse ata nuk po kalojnë në marrëveshje finale, por vazhdojnë me u marr me do sitckersa për tabela”, ka thënë ai, raporton Gazeta Blic.
Ai i është përgjigjur ashpër edhe kritikave të Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me deklaratat e Haradinajt për njohjen nga Serbia.
“Edhe ti i nderuar gazetar, edhe Kurti edhe VV ngjitni sitkersa hala në tabela edhe krenohuni me ta, pra unë po flas për epilog që mbyllet me njohje, ndërsa një pjesë e VV ngjesin sitckersa… çka me ju thonë juve… se sa zëdhënësi i VV e të tjera lazdrohen atje si rasti me do gypa për gaz sjellësin amerikanë…. gjithë këto janë skandale të Qeverisë së Kosovës”, tha ai
Aplikimi i Kosovës në KE bën që sot të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Serbisë


