Sporti

Donnarumma: Dua të qëndrojë te PSG, klubi duhet të zgjedh midis meje dhe Navas

05/13/2022 10:25
nga:E K

Portieri italian, Gigi Donnarumma, nuk ka pasur një fillim të lehtë te PSG.

Që nga transferimi i tij te PSG, Donnarumma ende nuk e ka bindur Pochettinon për të fituar vendin e titullarit në formacionin bazë para Keylor Navasit, shkruan GazetaBlic Sport.

Mediat e huaja aluduan në një largim të mundshëm të tij nga PSG, megjithatë italiani ka mohuar zërat duke thënë se dëshiron të vazhdojë aventurën e tij te skuadra franceze.

“Dua të qëndroj këtu në Paris Saint-Germain. Nuk ishte një sezon i lehtë, luajta gjysmën e ndeshjeve dhe nuk munda të jap më të mirën time.

Nuk do ketë më garë me Navas.Klubit i duhet të bëjë një zgjedhje mes nesh“, tha italiani.

/GazetaBlic Sport/