Sporti

Zbulohen emrat e kandidatëve për të marrë drejtimin e PSG’së

05/13/2022 09:24
nga:E K

PSG është duke planifikuar goditje të mëdha për sezonin e ri.

Mauricio Pochettino duket se nuk do ta ketë shumë të gjatë punën e tij te skuadra franceze, pasi këta të fundit kanë nisur të mendojnë për zëvendësimin e tij për sezonin e ardhshëm, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas dështimit të argjentinasit në Champions League që është një nga objektivat e kahmotshëm të Paris Saint Germain, klubi francez sipas gazetës “L’Equipe” ka menduar për emrat e trajnerëve të ri, për të qenë më konkurues në garën evropiane.

Antonio Conte, Joachim Low, Thiago Motta dhe Marcelo Gagiardo, janë disa nga emrat që po përfliten se mund të marrin drejtimin e PSG’së.

/GazetaBlic Sport/