Lajme

Dita që Suedia dhe Finlanda anëtarësohen në NATO do të jetë një ditë e keqe për Putinin

05/13/2022 01:26
nga:Astrit Gashi

Louise Jones, një ish-oficere e inteligjencës ushtarake britanike dhe kreu i inteligjencës në kompaninë McKenzie Intelligence Services, komentoi njoftimin se Finlanda synon anëtarësimin në NATO.

Finlanda, e cila ka ndjekur një politikë neutraliteti për dekada, njoftoi se dëshiron të anëtarësohet në NATO sa më shpejt të jetë e mundur, gjë që u pasua me një reagim të furishëm nga Rusia.

“Për të kuptuar se sa domethënëse është kjo lëvizje, ne duhet të shohim historinë e NATO-s. Aleanca u formua pas Luftës së Dytë Botërore dhe fokusi i saj kryesor ishin Gjermania, Franca, Britania dhe, natyrisht, Shtetet e Bashkuara,” tha Jones. “Qëllimi kryesor ishte të kundërshtohej Bashkimi Sovjetik”, tha ajo.

Por pas rënies së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve 90-ta të shekullit të kaluar, “vendet baltike Estonia, Lituania dhe Letonia praktikisht menjëherë aplikuan për anëtarësim në NATO”.

“Vendet si Finlanda dhe Suedia, të cilat ndoqën një politikë neutraliteti gjatë Luftës së Ftohtë, kanë vendosur të ndjekin një politikë të tillë,” tha Jones, duke shtuar se dita që Suedia dhe Finlanda anëtarësohen në NATO “do të jetë një ditë e keqe për Presidentin Putin”.

“Kjo nuk është në të vërtetë ajo që ai donte. Asnjanësia e Suedisë dhe Finlandës i përshtatej sepse ai mund të fokusohej në jug,” tha Jones, duke shtuar se “tashmë Putini ka shumë pak që mund të bëjë tani, ngase anija ka filluar lundrimin”.