Lajme

Krasniqi: Si Komision për Integrime dhe si LDK, angazhim maksimal për anëtarësimin e Kosovës në KE

05/12/2022 21:13
nga:G B

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është synimi i radhës i Kosovës.

Sot, zyrtarisht aplikimi është bërë nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në Strasburg.

E, pritjet për t’u bërë anëtare e këtij Këshilli janë të mëdha.

Këtij aplikimi i janë gëzuar pozitë e opozitë, të cilët janë optimistë se Kosova so të pranohet.

Derisa Këshilli i Evropës e ka pranuar aplikimin, ka njoftuar se atë e ka transmetuar në Komitetin e  Ministrave.

Hap të domosdoshëm këtë aplikim e sheh kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi, e cila po ashtu është deputete e LDK-së.

“Marrë për bazë faktin se Republika e Kosvës ka për synim integrimin në familjen euroatlantike, aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka qenë një hap i domosdoshëm”, ka thënë ajo për Gazeta Blic.

“Shansi i mirë për Kosovën”, deputetja e AAK-së: Të aktivizohen të gjithë mekanizmat për anëtarësim në KE

Ajo ka theksuar se edhe si kryetare e Komisionit për Integrime por edhe si LDK, do të angazhohen maksimalisht për të siguruar mbështetjen e nevojshme për Kosovën në Këshill të Evropës.

“Në cilësinë e kryetares së Komisionit për Integrime Evropiane por edhe si Lidhje Demokratike e Kosovës do të angazhohemi maksimalisht për të siguruar mbështetjen e nevojshme në anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, përmes të cilit shteti ynë forcon demokracinë dhe do të krijojë stabilitet rajonal për gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar deputetja Krasniqi./Gazeta Blic/

Deputeti i VV-së: Kosova anëtare e KE-së më shpejt se sa mendohet – kjo është pengesa e vetme