Lajme

Gucati deri të dielën në Kosovë, dy orë në shtëpi, natën e kalon në EULEX

05/12/2022 20:33
nga:Astrit Gashi

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, është liruar përkohësisht nga Haga.

Arsyeja e ardhjes së Gucatit në spitalin e Mitrovicës ishte gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij.

Gucati do të qëndrojë deri të dielën në Kosovë, nën përcjelljen e policisë se EULEX-it, ka raportuar RTK.

Atij i është lejuar vizita në shtëpinë e tij në Marinë të Skenderajt, ku ka qëndruar vetëm dy orë dhe nën përcjelljen e policisë së EULEX-it ai është sjellë në Prishtinë.

RTK ka siguruar edhe një videoxhirim amator nga vizita e Gucatit në shtëpinë e tij.