Bad News Eagles ka triumfuar ndaj skuadrës MIBR për t’u kualifikuar në Legends Stage.
Ekipi kosovar dhuroi emocione të mëdha, duke fituar me përmbysje, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas humbjes në terrenin e parë në “Nuke”, BNE u kthye fuqishëm në lojë duke triumfuar në “Ancient” dhe “Vertige”, me rezultatet 16-8 dhe 16-10.
Kualifikimin në “Legends Stage” Bad News Eagles e arritën pas tri fitoreve dhe dy humbjeve.
Ky është reagimi i menjëhershëm i ministrit, Hajrulla Çeku.


