Kongresmeni Colin Allred ka pritur një delegacion nga Kosova të kryesuar nga deputetja Vasfije Krasniqi Goodman dhe vajza e heroit Hamzë Jashari, Besarta Jashari.
Kongresmeni amerikan Allred ka thënë se Vasfije Krasniqi është një e mbijetuar e guximshme e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe tregimin e saj do ta prezantojë edhe në një rezolutë në Kongres raporton Gazeta Express.
“Vasfije Krasniqi-Goodman është një e mbijetuar e guximshme gjatë luftës në Kosovë, së bashku me 20 mijë gra tjera kosovare. Ajo ka dedikuar jetën e saj për të ndarë tregimin në mënyrë që ne të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë. Ishte një nder që së bashku me kolegët e mi ta takojnë atë dhe të mbijetuarat sot. Unë do të prezantoj një rezolutë të Dhomës për të ndihmuar në rrëfimin e historisë së zonjës Krasniqi-Goodman dhe do t’i bëj thirrje SHBA-ve që të ndajnë burime për të siguruar që Serbia të hetojë dhe ndjekë siç duhet të gjithë ata që janë përgjegjës për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Allred.
Vasfije Krasniqi-Goodman is a brave survivor of rape during the Kosovo war, along with 20,000 other Kosovar women. She has dedicated her life to sharing her story so we can ensure this never happens again. It was an honor to have my colleagues meet her and other survivors today. pic.twitter.com/tEqmenQ5Oa
— Rep. Colin Allred (@RepColinAllred) May 11, 2022


