Sporti

Ekipi amerikan Liquid mposht Astralis dhe kalon në Legends Stage

05/12/2022 14:36
nga:L J

Ekipi amerikan, Liquid ka mposhtur Astralis në ndeshjen e fundit të Challengers dhe tashmë kanë siguruar kalimin në Legends Stage të PGL Major Antwerp 2022 në CS:GO.

Liquid ka mposhtur Astralis 2-0 në mape, për të kaluar në Legends Stage, aty ku do të përballen me ekipet më të forta në botë, shkruan GazetaBlic Sport.

Amerikanët tashmë kanë siguruar kualifikimin në 16 ekipet më të forta në botë në Major Antwerp 2022 në CS:GO.

Ata fituan 16:13 në Vertigo dhe 16:14 në Ancient.

/GazetaBlic Sport/