Lajme

Ku është e ku s’është Kosova anëtare?

05/12/2022 13:49
nga:Astrit Gashi

Kosova të enjten ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Deri tash ajo është bërë anëtare e disa organizatave ndërkombëtare, përfshirë edhe ato më të rëndësishme financiare dhe sportive.

Siç dihet, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, Kosova është anëtarësuar në Bankën Botërore, Fondin Ndërkombëtar Monetar, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Organizatën Botërore të Doganave, Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit,Federatën Botërore të Futbollit (FIFA), Federatën Evropiane të Futbollit (UEFA) dhe në Komitetin Olimpik.

Organizatat në të cilat Kosova ende nuk është anëtare janë OKB-ja, NATO, BE-ja, Këshilli i Evropës (aplikacioni për anëtarësim u dorëzua sot), Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), OSBE, Interpol dhe UNESCO.