Inter fitoi Kupën e Italisë duke mposhtur Juventusin me rezultatin 4-2 në finale. Heroi i ndeshjes ishte lojtari i kombëtares kroate Ivan Perisic – i cili shënoi dy gola në minutat shtesë pasi ndeshja përfundoi 2:2 në kohën e rregullt.
Ashtu si Perisic, edhe futbollisti kroat Marcelo Brozovic ka luajtur të 120 minutat, kurse pas ndeshjes ka festuar fitoren me birrë e cigare dhe ka postuar në Instagram një foto me portierin e tretë, 39-vjeçarin Alex Cordaz, përcjell GazetaBlic Sport.
Ky është titulli i tetë i Interit në Kupën e Italisë, i pari që nga viti 2011.
/GazetaBlic Sportk
View this post on Instagram


