Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka akuzuar kryeminstrin Albin Kurti për lënie pas dore të çështjes së rritjes së çmimeve, një problem ky që Halimi konsideron se po ua rëndon jetën qytetarëve të vendit.
Halimi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se “derisa qytetarët po ballafaqohen me rritje të çmimeve, kryeministri Kurti po ekzaltohet me vizita studimore”.
“Qytetarët po ballafaqohen me rritjen e çmimeve për produktet esenciale. E fatkeqësisht një trend i tillë po vazhdon. Në vend se të merren masa konkrete për lehtësimin e kësaj barre që po i rëndohet qytetarëve, ne i shohim paraqitjet ekzaltuese të kryeministrit në vizitat e tij ‘studimore’”, ka shkruar Halimi në profilin e saj në Facebook.


