Raportimet në Francë pohojnë se Juventusi është klubi në pozitën më të mirë për të nënshkruar me Paul Pogba kur ai të largohet nga Manchester United, përpara PSG dhe Real Madrid.
Mesfushori do të jetë një agjent i lirë kur kontrata e tij aktuale të skadojë më 30 qershor dhe nuk ka asnjë shenjë për vazhdim në “Old Trafford”, përcjell GazetaBlic Sport.
Edhe pse kishte disa thashetheme për Manchester City, francezi është i etur të largohet nga Premier League dhe të provojë një mjedis tjetër.
Sipas ekspertit të transferimeve të RMC Sport, Loic Tanzi, favoriti aktualë për të marrë Pogban është Juventusi.
Kjo sepse ai tashmë e njeh dhe e do qytetin, klubin dhe ligën, pasi ka përjetuar vitet më të mira të karrierës së tij me bardhezinjtë nga viti 2012 deri në 2016, shumica e të cilave ishte edhe nën drejtimin e trajnerit aktual Max Allegri.
/GazetaBlic Sport/


