Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është pritur në takim nga emisari amerikan Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se kanë biseduar për temat e politikës së jashtme dhe sigurisë në Kosovë, derisa Haradinaj ka ripërsëritur përkushtimin për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke dhe respekton integritetin, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, përcjell Gazeta Blic.
Haradinaj ka theksuar se kjo marrëveshje mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të SHBA-ve.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Në Departamentin e Shtetit u prita sot në takim nga emisari amerikan Gabriel Escobar Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë.
Biseduam për temat e politikës së jashtme dhe sigurisë në Kosovë, dhe ripërsërita përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke dhe respekton integritetin, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Theksova se kjo gjë mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Falënderova z. Escobar për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën.


