Bayern do të ketë bërë gjithçka për të siguruar nënshkrimin e Erling Haaland, por lojtari refuzoi dhe preferoi të nënshkruajë për Manchester City. Kjo situatë nuk i ka pëlqyer Robert Lewandowskit.
Sipas Bild, skuadra bavareze u përpoq deri në fundjavën e kaluar të mbyllte një marrëveshje me Haaland, kur norvegjezi informoi drejtorin sportiv Hasan Salihamidzic se ai do të transferohej në futbollin anglez, përcjell GazetaBlic Sport.
Lewandowski u informua për këtë situatë dhe nuk i kupton të gjitha pengesat që Bayern ka vendosur në rinovimin e tij, por ishte gati të bënte gjjithçka për Haaland.
Sulmuesi polak, i cili ka një kontratë vetëm deri në vitin 2023, vazhdon me të ardhmen e tij të hapur dhe nuk refuzon ndryshimin e skuadrës.
/GazetaBlic Sport/


