Lajme

Kuvendi i hap rrugë zhbllokimit të “Gjykatës së Tenderëve”

05/11/2022 16:12
nga:Astrit Gashi

Është formuar Organi Përzgjedhës i Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Në këtë organ janë votuar tre anëtarë, Rrustem Thaçi gjyqtar në Gjykatën Supreme, Franciska Zhitija-Imeri, gjyqtare në Gjykatën e Apelit dhe Nikolla Petroviq gjyqtar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Këta emra u votuan në kuvend me 66 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Pro votuan deputetët e mazhorancës ata të Listës Serbe dhe disa deputet të PDK-së.

Ndërsa LDK-ja dhe AAK-ja nuk morën pjesë në votim fare.

Ky organ obligohet të i shqyrtoj katër emrat e propozuar nga qeveria dhe t’i dorëzoj kuvendit raportin me rekomandime.

Bordi i OSHP-së është jo funksional që nga marsi i vitit të kaluar.