Lajme

Prishtinë, për 24 orë 268 pacientë kërkuan ndihmë në Emergjencë

05/11/2022 14:47
nga:N M

Gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinikës Universitare të Kosovës kërkuan tretman mjekësor 268 persona.

“Prej tyre, 45 u trajtuan në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent), 43 në Dhomën e Shërbimit Kirurgjik, derisa kishte edhe 69 raste ortopedike. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente trafiku, 11 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësor”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Rriten çmimet 1.5% më shumë, krahasuar me muajin mars