Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Arauajo, ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Celta Vigos.
Ai kishte një goditje me kokë me bashkëlojtarin e tij, pas kësaj ra pa ndjenja, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai menjëherë është dërguar në spital dhe ishte në gjendje të rëndë – por duket se tashmë është shëruar dhe është liruar nga spitali.
Këtë e ka konfirmuar klubi i Barçës në Twitter:
“Testet plotësuese të lojtarit të ekipit të parë Ronald Araujo kanë rezultuar të suksesshme dhe ai ka dalë nga spitali”, njofton klubi i Barcelonës.
/GazetaBlic Sport


