Showtime

Publikohet fotografia e parë e Elsa Lilës pas u lirua nga akuzat e autoriteteve italiane

05/11/2022 13:11
nga:Genita C

Elsa Lila u arrestua në 16 mars në Itali me akuzën për përfshirje në grup kriminal.

Ajo është liruar ditën e djeshme nga të gjitha akuzat, shkruan GazetaBlic.

Lajmin e ka konfirmuar daja i saj, avokati Saimir Vishaj i cili tha se ndaj saj kanë pushuar të gjitha akuzat.

“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën.”-u shpreh Visha.

Mbi të gjitha ai ka publikuar edhe fotografinë e parë me Elsën, që pas lirimit të saj nga paraburgimi./GazetaBlic/