Një aeroplan u kthye në portën e aeroportit Ben Gurion të Tel Avivit, pasi fotografi të fatkeqësive të aviacionit u shfaqën në telefonat e pasagjerëve – dërguar, besojnë autoritetet izraelite, nga nëntë persona në bord, duke përdorur funksionin Airdrop në iPhone.
Incidenti ndodhi pak para se avioni i pasagjerëve të bëhej gati për t’u nisur për në Stamboll.
Nëntë të dyshuarit, të përshkruar nga policia si shtetas izraelitë, mund të ndiqen penalisht për shpërndarje të informacionit të rremë. Vepra penale mbart një dënim maksimal prej tre vjetësh burgim në Izrael.
“Të arrestuarit dyshohen se kanë transmetuar imazhe të një katastrofe ajrore në avion, duke shkaktuar panik dhe duke vonuar nisjen e avionit me disa orë”, tha policia në një deklaratë, duke shtuar se vepra mund të interpretohet si një “kërcënim terrorist”.
“Pasagjerët e alarmuar nga imazhet informuan ekuipazhin e fluturimit dhe piloti bëri thirrjen e duhur për t’u kthyer në portë”, tha një zëdhënës Autoritetit të Aeroporteve të Izraelit (IAA).
“Një gruaje i ra të fikët, një tjetër pati një sulm paniku”, tha një pasagjere.
IAA tha se të arrestuarit ishin hequr nga fluturimi, i cili ishte u nis rreth katër orë më vonë, raporton Guardian


