Lajme

Franca dhe Gjermania me premtime të forta për integrimin e Ballkanit në BE

05/11/2022 00:40
nga:Astrit Gashi

Franca dhe Gjermania kanë bërë të martën një premtim të fortë për integrimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Shqipërisë, Mali të Zi, Bosnjës dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Pas një takimi që zhvilluan të hënën mbrëma në Berlin, kancelari Olaf Scholz dhe presidenti Emmanuel Macron shpalosën planin e tyre, raporton Klan Kosova.

“Duam që sonte të dërgojmë një sinjal të rëndësishëm te shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ne i qëndrojmë premtimit tonë për aderimin e tyre. Bllokadat që ende ekzistojnë duhet të kapërcehen për arsye të përgjegjësisë evropiane e asaj gjeostrategjike”, tha kryeministri gjerman.

Kryetari i Francës tha se mosmarrëveshjet duhet tejkaluar dhe se Unioni duhet të vendosë agjendë evropiane për vendet e Ballkanit.

Macron ka arsyetuar fjalimin e tij në Parlamentin Evropian, ku foli për strategjinë e re të Evropës.

“Në emër të Francës, unë paraqita disa sugjerime, për të cilat kemi folur e do të flasim. Mund të them se ne së bashku ndajmë bindjen se përveç Ballkanit Perëndimor, ekziston nevoja që hapësira politike evropiane duhet rimenduar. Ky edhe është qëllimi i kësaj bashkësie politike evropiane, që unë e propozova që të ndërtojmë paqe dhe stabilitet”, tha ai.

Scholz e Macron s’e përmenden liberalizimin e vizave për kosovarët.

Parisi zyrtar prin me refuzim në pajtimin final për lëvizjen e lirë.

Franca, që mban presidencën e Unionit edhe dy muaj, në qershor e ka në plan që bashkë me Gjermaninë të thërrasë liderët e Ballkanit Perëndimor në një samit të madh.