Lajme

“Zotëria i parë” raporton për aktivitetet e fundit të Presidentes Osmani

05/11/2022 00:00
nga:Astrit Gashi

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, gjendet për një vizitë në Washington. Gjatë qëndrimit atje, ajo ka zhvilluar takime dhe ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare.

Për aktivitetet e presidentes, që ta njoftojë publikun po kujdeset edhe zotëria i parë, bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

“Gjithë sytë ka Kosova”, është shprehur Sadriu nëpërmjet një postimi ku njofton për pjesëmarrjen e Osmanit në një konferencë ndërkombëtare. Ai thotë që konferencat e rëndësishme janë kthyer në përditshmëri.

“Gjithë sytë kah Kosova. Fjalimet kryesore (keynote speech) në konferenca të rëndësishme ndërkombëtare janë kthyer në përditshmëri. Republika e Kosovës asnjëherë nuk ka gëzuar reputacion më të mirë ndërkombëtar”, ka shkruar ai.

Një tjetër postim, Sadriu e ka publikuar edhe nga momenti i parakalimit Para Mbretit të Spanjës Felipe VI.

“Moment Krenarie: La Excelentísima Presidenta de la República de Kosovo, Señora Vjosa Osmani-Sadriu. *Parakalimi para Mbretit të Spanjës Felipe VI, krerëve tjerë shtetëror, kryeministrave dhe kryesuesëve të dhjetëra delegacioneve ndërkombëtare”, ka shkruar ai.