Analisti politik Petrit Zogaj ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq për Ballkanin e Hapur, i cili është shprehur pro kësaj iniciative.
Zogaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se në anën tjetër Kosova ende ushqehet me temën e demarkacionit, derisa shton se Kosova pas disa vitesh mund të kërkojë të bashkohet në Ballkanin e Hapur por që do t’i vendosen kushte, përcjell Gazeta Blic.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Mali i Zi me shumë gjasë po i bashkohet Ballkanit të Hapur. Kryeministri Dritan Abazoviq ishte i hapur për këtë çështje dhe shpjegimi që dha, la të nënkuptohet që shumë shpejt mund ta shohim edhe Malin e Zi brenda kësaj iniciative.
Ndërsa, Kosova ende ushqehet me temën e demarkacionit. S’e përjashtoj mundësinë që pas disa viteve Kosova me kërku me u bashku në Ballkanin e Hapur, ndërkohë anëtarët e saj me i vendosë kushte për një gjë të tillë. E kemi bo si shprehi që do zhvillime me i kuptu pas disa viteve, në mos pas disa dekadave.


