Aymeric Laporte, qendërmbrojtësi i Manchester Cityt, ka reaguar me humor pas zyrtarizimit të nënshkrimit të Erling Haaland nga klubi anglez.
“I lumtur që nuk duhet ta ndjek këtë djalë për vitet në vijim. Mirë se erdhe Erling”, thuhet në mesazhin e mbrojtësit spanjoll në rrjetet sociale, përcjell GazetaBlic Sport.
Si lojtar i Borussia Dortmundit, Haaland u përball me Manchester Cityn dy herë në çerekfinalet e Champions League sezonin e kaluar. Ai nuk shënoi asnjë gol, por asistoi për dy.
Happy not to be running after this guy for the next couple of years ???
Welcome Erling ✌?? https://t.co/aTdTWTPlmV— Aymeric Laporte (@Laporte) May 10, 2022


