UEFA ka zgjedhur tashmë stadiumin që do të pres ndeshjen hapëse dhe gjithashtu finalen e Euro-2024, e cila do të zhvillohet mes 14 qershorit dhe 14 korrikut, në Gjermani.
Ndeshja hapëse do të luhet në “Allianz Arena”, shtëpia e Bayern Munichut, ndërsa finalja do të zhvillohet në stadiumin Olimpik të Berlinit, në kryeqytetin gjerman, përcjell GazetaBlic Sport.
Hamburgu, Leipzig, Dortmundi, Dyseldorfi, Frankfurt, Gelsenkirchen, Këlni dhe Shtutgarti do të jenë qytetet e tjera që do të presin ndeshjet në Kampionatin Evropian.


