Manchester City ka konfirmuar se ka arritur një “parim marrëveshjeje” me Borussia Dortmund për nënshkrimin e Erling Haaland.
Sipas shtypit anglez, qytetarët aktivizuan klauzolën e lirimit të Haaland me Dortmundin, me vlerë 60 milionë euro (dhe jo 75 milionë euro siç është raportuar disa herë), por investimi do të arrijë në 100 milionë euro me përfshirjen e komiteteve të biznesit, përcjell GazetaBlic Sport.
Në lidhje me transferimin e tij ka reaguar edhe legjenda, Michael Owen.
“Absolutisht magjepsëse të shohësh se si ErlingHaaland kalon tek Manchester City. Në atë skuadër, është e vështirë të shohësh ndonjë sulmues të mirë që nuk shënon, e lëre më dikë aq vdekjeprurës sa ai”, tha Owen.
Absolutely fascinating to see how @ErlingHaaland does @ManCity. In that team, it’s hard to see any decent striker not scoring a hat full, let alone someone as lethal as him.
— Michael Owen (@themichaelowen) May 10, 2022
/GazetaBlic Sport/


