Lajme

Ish krerët e UÇK-së deklarohen të pafajshëm, vjen reagimi nga OVL

05/10/2022 16:36
nga:G B

Ish krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë janë deklaruar sot të pafajshëm, derisa është mbajtur seanca ndaj tyre.

Pas kësaj ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk ka rëndësi a je i pafajshëm apo fajtor individualisht, derisa quhesh ndërmarrje e përbashkët kriminale nga një pseudoprokurori e “Kosovës”, përcjell Gazeta Blic.

Këtë ai e ka quajtur më shumë se poshtëri dhe ka thënë se duhet të kundërshtohet fuqishëm.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Çfarë ka rëndësi a je i pafajshëm apo fajtor individualisht. Kur quhesh ndërmarrje e përbashkët kriminale nga një pseudoprokurori e “Kosovës”, është më shumë se sa poshtërsi.
Aty duhet që të kundërshtohet fuqishëm.