Sporti

Transferimi i Haaland, Pep Guardiola flet i emocionuar

05/10/2022 16:06
nga:Mergim Rreci

Pep Guardiola duket vërtet i emocionuar që do të nënshkruajë me Erling Haaland.

“Sinqerisht, do të doja të flisja (qesh), por nuk mund të them asgjë, ata [klubet] kërkuan që të mos flasim për këto çështje. Të gjithë e dinë situatën, ka implikime ligjore. Kemi kohë për të folur. Nuk është se nuk dua…”, tha ai, përcjell GazetaBlic Sport.

“Dortmundi dhe City më thanë të mos them asgjë derisa të finalizohet”, shtoi ai.

Gjithashtu dje u raportua se lojtari tashmë kishte kryer teste mjekësore në Belgjikë.

/GazetaBlic Sport/