Lajme

Les: Dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk do të përfundojë edhe për të paktën disa vjet

05/10/2022 15:47
nga:Astrit Gashi

Ish-diplomati britanik dhe eksperti për Ballkanin, Timothy Les, tha për portalin Kosovo Online se ai nuk pret që kancelari gjerman Olaf Scholz dhe BE-ja të ndikojnë ndaj Prishtinës për të zbatuar marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, sepse Scholz nuk ka asgjë për të ofruar përveç përpjekjeve diplomatike për të bindur palët, fjalë të mira për më shumë investime dhe prosperitet nëse të dyja palët arrijnë një marrëveshje, përcjellë GazetaBlic.

“Jam i sigurt se Scholz mendon se është e rëndësishme të mos lejohet që kriza ukrainase të përhapet në Ballkan dhe ai mund të jetë i shqetësuar për lidhjet e Serbisë me Rusinë dhe pretendimet e Prishtinës se Serbia do të përdorë krizën për të aneksuar Kosovën veriore. Megjithatë, unë nuk mendoni se Gjermania është aq sa duhet e interesuar sa të ndërmerr hapa, të cilët do të ndryshonin qëndrimet e Kosovës dhe serbisë. Përveç disa incitenteve të vogla në veri, nuk ka krizë aktuale në Kosovë që do të justifikonte vëmendjen e saj të vazhdueshme ose do të detyronte ndonjë ndryshim të rëndësishëm në politikën gjermane. Përderisa Kosova të mbetet paqësore, ajo mund të jetojë me status quo”, tha Les.

Sipas tij, Gjermania mund ta konsiderojë të rrezikshme përpjekjen vendimtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në klimën aktuale, me luftën në Ukrainë dhe Rusinë nën trysni, të paparashikueshme në përgjigjet dhe reagimet e saj, përcjellë GazetaBlic.

“Teorikisht, ka masa që Gjermania dhe evropianët mund të marrin, si mohimi i fondeve për zhvillim apo tërheqja e forcave nga Kosova – siç kërcënoi administrata Trump në fillim të vitit 2020 – por është e paqartë se ku mund të çojnë veprime të tilla”, tha Les.

Ai shtoi se Gjermania është e kufizuar nga anëtarësimi në BE, gjë që u lejon evropianëve të tjerë të vënë veton ndaj preferencave të saj të politikës së jashtme.

Les beson gjithashtu se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk do të përfundojë edhe për të paktën disa vite, sepse Kosova nuk dëshiron të njohë “autonominë për serbët, ndërsa Serbia nuk dëshiron ta njohë Kosovën pa kompensim të caktuar”.

Zgjidhja e çështjes së Kosovës do të vijë kur forcat e jashtme të jenë të gatshme, ose të detyrohen nga rrethanat, të zgjerojnë fushën e negociatave për Kosovën për të përfshirë statusin e pjesëve të tjera të diskutueshme të Ballkanit dhe të pranojnë një rikonfigurim më të gjerë të rajonit që kënaq si serbët, ashtu edhe shqiptarët.

“Për momentin nuk ka asnjë gjurmë të kësaj për arsye që kuptohen fare mirë – frika nga destabilizimi, përkushtimi ndaj integritetit territorial të shteteve, neveria ndaj nacionalizmit”, tha Les.

Ai shtoi se si pasojë e kësaj, asgjë nuk do të zgjidhet brenda një afati të shkurtë kohor.

“Udhëheqësit evropianë do të vazhdojnë të bëjnë thirrje për një zgjidhje të çështjes së Kosovës, (I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak) do të këmbëngulë në misionin e tij të vetmuar për të gjetur një gjuhë të përbashkët midis Beogradit dhe Prishtinës, Serbia do të vazhdojë të ngrijë mosmarrëveshjen dhe Kosova do të të përpiqet të arrijë “pavarësinë e saj të njëanshme – duke kërkuar njohjen dhe anëtarësimin ndërkombëtar, si dhe përpjekjet për të pohuar sovranitetin e saj në veri të Kosovës”, tha Les.

Duke komentuar vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të ndaluar mbajtjen e referendumit dhe zgjedhjeve serbe në Kosovë, Les tha se Perëndimi, përfshirë Washingtonin, gjithnjë e më shumë po e shohin Kosovën si një partner pengues në dialog, siç dëshmohet nga ndalimi i fundit i votimit.

“Me fjalë të tjera, kjo nuk ishte një politikë e zgjuar e Kurtit, i cili rrezikoi të ardhmen afatgjatë të Kosovës në këmbim të përfitimeve të vogla afatshkurtra, duke dëshmuar se Kosova është mjaft e pavarur nga Serbia sa për të penguar serbët të votojnë”, tha Les, përcjellë Gazeta Blic.