Lajme

Lajçak takohet me ministrin turk, Çavushoglu, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

05/10/2022 15:00
nga:Astrit Gashi

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është pritur në takim nga ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu.

Lajçak e ka falënderuar kryediplomatin turk për mikpritjen dhe përkrahjen për punën e tij në dialog.

“Faleminderit Mevlut Cavusoglu për mikpritjen turke, përkrahjen për punën time dhe diskutimet e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, në veçanti për dialogun”, ka shkruar Lajçak.