Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova (FSPE), ka njoftuar se nesër punëtorët e KEDS/Kesco do të fillojnë grevën me kërkesën për ngritjen e pagave në vlerë prej 100 eurove.
Me anë të një njoftimi në facebook të kësaj sindikate thuhet se greva do të zhvillohet për tre ditë radhazi pra me datë 11 maj prej orës 08:30 deri në ora 09:30, me datë 12 maj nga ora 08:30 deri në 10:30 dhe me datë 13 maj nga ora 08:30 deri në 11:30.
“Ftojmë të gjitha mjete e informimit që ta ndjekin nga afër grevën dhe për çështje komunikimi të kenë linjë të drejtëpërdrejtë kontakti kryetarin e FSPE-së, Ahmet Hyseni 049 793 936”, përfundon njoftimi i tyre.


