Lajme

Ukrainë: Të paktën 100 civilë janë ende në fabrikën e çelikut Azovstal

05/10/2022 11:09
nga:N M

Të paktën 100 civilë mbetën në fabrikën e çelikut, e cila është nën zjarr të rëndë rus në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol, tha të martën ndihmësi i kryetarit të bashkisë. Mariupol përjetoi betejat më shkatërruese në luftën në Ukrainë.

Fabrika e çelikut Azovstal është pjesa e fundit e qytetit që është ende në duart e luftëtarëve ukrainas.

Ukraina tha më herët se të gjithë civilët u larguan nga Azovstal dhe Rusia njoftoi se evakuimi i civilëve nga fabrika kishte përfunduar.

“Përveç ushtrisë, ka të paktën 100 civilë në strehimore (Azovstala). Megjithatë, kjo nuk e zvogëlon intensitetin e sulmeve të pushtuesve,” shkroi ndihmës kryetari i bashkisë së Mariupolit, Petro Andriushchenko në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Rusia nuk i ka komentuar pretendimet e tij dhe Reuters nuk ka arritur të verifikojë akuzat.