Lionel Messi është me pushime në Arabinë Saudite bashkë me Leandro Paredes.
Ylli argjentinas po përfiton nga disa ditë pushimi që i janë dhënë të gjithë skuadrës së Paris Saint-Germain. Neymar Junior është në Barcelonë dhe Kylian Mbappe po kalon kohë në Madrid, përcjell GazetaBlic Sport.
Messi postoi një imazh të tij duke shijuar pushimet në Detin e Kuq.
Kujtojmë se Messi do të udhëheqë Argjentinën e tij të dashur në Katar më vonë këtë vit në tentimin për ta fituar Kupën e Botës.



