Eintracht Frankfurt ka marrë 100.000 kërkesa për bileta për finalen e Europa League kundër Glasgow Rangers, që do të luhet në Seville më 18 maj, sipas klubit gjerman. “Ne do të përpiqemi të marrim çdo biletë që është në dispozicion në treg,”- tha zëdhënësi i klubit Helmann Axel.
Numri i kërkesave për bileta e kalon shumë kontigjentin që është në dispozicion të klubit gjerman për finalen. “Kemi pasur një numër të madh aplikimesh, por interesi që kemi parë në vetëm 48 orë është gjigant dhe shkon përtej çdo gjëje që kishim imagjinuar”,- tha ai.
“Ne e dimë se do të ketë shumë zhgënjime. Por ne do të përpiqemi të marrim çdo biletë që mund të marrim përmes kanaleve zyrtare,”- shtoi ai. Finalja gjithashtu do të transmetohet drejtpërdrejt në një ekran gjigant në stadiumin e Eintracht.


