Presidenti francez Emanuel Macron tha sot se për t’i dhënë fund luftës që ushtria ruse po bën në Ukrainë, paqja duhet të ndërtohet pa “poshtëruar” Rusinë.
“Nesër do të duhet të ndërtojmë paqen, të mos e harrojmë kurrë këtë. Ne do të duhet ta bëjmë këtë me Ukrainën dhe Rusinë rreth tryezës. Por kjo nuk do të bëhet në mohim, apo përjashtim nga njëri-tjetri, apo edhe poshtërim,” tha Macron, në një konferencë për shtyp në Parlamentin Evropian.


