Lajme

Shikoni se si policia e ndjek dhe e arreston një person në Fushë Kosovë

05/09/2022 22:26
nga:G B

Raste të tilla thuajse na bie t’i shohim vetëm nepër filma.

Por, kjo ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Policët ishin vënë në ndjekje të një personi, të cilin më pas e vënë nën kontroll dhe e arrestojnë.

Nuk dihet arsyeja e këtij rasti.

Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë, ku zëdhënësi i saj për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha se nuk kanë informacione lidhur me rastin.

Lexuesit kanë dërguar në redaksi pamje nga rasti në fjalë.