Marigona Krasniqi tashmë është gati për natën e saj më të rëndësishme, atë të dasmës.
Padyshim se modelja më shumë se kurdoherë sonte, ka një shkëlqim më të theksuar.
View this post on Instagram
Grimi, flokët, e deri tek fustani gjithçka është kuruar deri në detajin e fundit që ajo të duket mëse e përkryer sonte.
Lajmi.net sjell pamje ekskluzive të modeles, e fustani i së cilës është hiç më pak se 10 metra i gjatë.

Dasma e Marigonës me boksierin Robin Krasniqi padyshim se do të jetë ndër më të komentuarat ndërsa këtë vit po hap edhe sezonin e dasmave nga bota e shoëbizit në Kosovë.
Marigona dhe Robini së shpejti do të bëhen edhe prindër, ndërsa dasma e tyre sonte theksohet të jetë kuruar deri në detajin më të vogël, që të duket sa më përrallore.





