Lajme

Gazetarët në Tiranë në protestë kundër shpejtësisë

05/09/2022 20:20
nga:G B

Një grup gazetarësh kanë zhvilluar sot një tubim proteste në shenjë sensibilizimi kundër shpejtësisë së drejtimit të automjeteve që po merr nga dita në ditë jetë të pafajshme qytetarësh.

Gazetarët ishin grumbulluar para sheshit ‘Nënë Tereza’ dhe përmes simboleve dhe fjalimeve, përcollën mesazhe ndërgjegjsimi.

Gjithashtu ata kishin sjellë edhe simbole të respektimit të semaforit me dritën e gjelbër, paralajmërimin ‘Stop’ apo shpejtësia 30 km/s etj.