Lajme

Takimet e kryeministrit Kurti në SHBA, deklarohen nga AAK

05/09/2022 19:25
nga:G B

Kryeministri Albin Kurti po vazhdon vizitën e tij në SHBA, të nisur me 6 maj.

Në njoftimin e Qeverisë ishte paralajmëruar se Kurti do të ketë takime me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.

Lidhur me vizitën e kryeministrit Kurti në SHBA dhe takimet e tij atje, për Gazeta Blic ka folur nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi.

Ai ka thënë se takimet e nivelit të lartë paralajmërohen si agjendë e rëndësishme, derisa ka shtuar se mbetet të shihet në ditët në vijim se takime të çfarë nivelit do të jenë ato të Kurtit në SHBA.

“Nga paraqitjet e mëhershme Kryeministri Kurti ka deklaruar se do të ketë një vizitë të gjatë e përmbajtësore. Do të shihet në ditët në vijim se cili do të jetë niveli i takimeve, megjithëse kur janë takime të nivelit të lartë, ato paralajmërohen si agjendë e rëndësishme”, ka thënë Isufi për Gazeta Blic.

Ndryshe, kryeministri është takuar me Kryeshefen e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Tani ai po qëndron në San Francisco, ku ka paralajmëruar se do të ketë takime me profesionistë e drejtues të IT-së./Gazeta Blic/