Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës për 9 majin, ka shkruar se është i padrejtë izolimi që po iu bëhet qytetarëve të Kosovës me mos liberalizimin e vizave, raporton Gazeta Blic.
Sipas saj Kosova është vendi me pro evropian në Ballkanin Perëndimor.
Shkrimi i saj:
Teksa po e shënojmë Ditën e Evropës, një përkujtim:
1) Kosova është vendi më pro evropian në Ballkanin Perëndimor
2) Qytetarët e Kosovës ende nuk mund të udhëtojnë pa viza në Zonën Shengen
3) Bazuar në vlerësimet e Komisionit Evropian, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret (101 sosh) shumë vite më parë.


