Lajme

Digjen disa vetura në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë

05/09/2022 14:04
nga:Q R

Disa vetura janë përfshirë nga zjarri në parking tek qendra tregtare ‘Albi Mall’ Prishtinë, shkruan GazetaBlic.

Si pasojë e zjarrit, një automjet është djegur tërësisht, ndërsa disa të tjera pjesërisht.

Zjarrfikësit pas pranimit të informatës për një rast zjarri kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë reaguar.

GazetaBlic ka siguruar video nga vendi i ngjarjes.