Sporti

Historike: Bad News Eagles mposhtin Eternal Fire në kompeticionin më të madh në botë në CS:GO

05/09/2022 13:14
nga:L J

Skuadra shqiptare, ‘Bad News Eagles’ ka mposhtur Eternal Fire në ndeshjen e parë në Major të Antwerpit.

Bad News Eagles kanë fituar ndaj Eternal Fire me rezultatin 16:14, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo ndeshje u zhvillua në “Dust2” në formatin “Bo1”.

Djemtë tanë e kanë nisur në mënyrë perfekte kompeticionin më të madh në botë në CS:GO, duke fituar ndaj ekipit të 29’të në botë.

Në këtë ndeshje shkëlqeu “sinnopsyy”.

/GazetaBlic Sport