Showtime

Tensionet vazhdojnë, Unikkatil shan Feron në një koncert live

05/09/2022 12:36
nga:Genita C

 Unikkatili reperi i famshëm shqiptar ka publikuar projektin e tij të ri.

“Po eci”, titullohet kënga e cila mendohet të jetë “diss” ndaj disa reperëve, shkruan GazetaBlic.

Fero është njëri nga artistët që e mori si “diss” ndaj tij dhe nuk i’u desh shumë të publikojë këngën e tij të cilën e ka treguar haptaz se është ndaj Unikkatilit.

Kjo nuk mbaroi me kaq sepse Fero vazhdoi me postimin e storjeve në Instagram duke ironizuar Unikkatilin.

Ky i fundit nuk ka hezituar t’i kthehet Feros duke e sharë në mes të koncertit.

Tensionet sa vinë e shtohen mes reperëve e nuk dihet se çka do të ndodhë më tutje./GazetaBlic/