Skuadra shqiptar, ‘Bad News Eagles’ sot ballafaqohet me ekipin turk, Eternal Fire në Major Antwerp në CS:GO.
‘Bad News Eagles’ do të luajnë ndeshjen e parë në kompeticionin më të mirë në botë ndaj ekipit turk, Eternal Fire me fillim nga ora 12:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Kjo përballje do të zhvillohet në kuadër të formatit “Bo1”.
Këtë ndeshje mund ta shikoni drejtëpërdrejtë tek streameri i njohur, Xhoci në Twitchin e tij.
Linku për ta shikuar: Twitch.tv/xhocii
GazetaBlic Sport poashtu do t’ju mbajë të informuar për çdo risi.


