Sporti

Bad News Eagles – Eternal Fire, gjithçka që duhet të dini për këtë përballje

05/09/2022 09:18
nga:L J

Sot, ekipi shqiptar Bad News Eagles do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër ekipit turk Eternal Fire, në kuadër të turneut më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.

Eternal Fire renditen në vendin e 29 në ranglistën botërore.

Ekipet më herët kanë zhvilluar edhe një ndeshje tjetër kundër njëra-tjetrës, në kuadër të turneut kualifikues Funspark ULTI 2021 Europe, ku fitues doli ekipi Eternal Fire me rezultat të përgjithshëm 2:1 me mapa.

Ndeshja e Bad News Eagles kundër Eternal Fire do të zhvillohet nga ora 12:00, në formatin ‘Bo1’.

Për të gjithë të interesuarit, ndeshjen mund ta shikoni në kanalin zyrtar të streamerit Xhoci me komentim shqip në Twitch, si dhe në kanalet zyrtare të PGL në platformat Twitch dhe Youtube.