Lajme

Ideologu i Putinit: Të përfundojmë atë që kemi nisur në Ukrainë, i vjen radha edhe Ballkanit

05/08/2022 23:37
nga:Astrit Gashi

“T’u ikësh sanksioneve ndaj Rusisë është akt heroik i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç”, ka thënë kryefilozofi i Vladimir Putin, Aleksandër Dugin, duke shtuar se do “të shpaloset edhe plani i ringjalljes sllave edhe për Ballkanin”.

Njeriu që konsiderohet të ketë qenë njëri prej frymëzuesve kryesor të Putinit për të ndërmarrë planet e tij fashiste të pushtimit të Ukrainës, për Serbinë tha se “kemi marrëdhënie përtej të qënit vetëm vëllezër e motra”.

“Mendoj se pikëkthesa e Serbisë brenda agjendës gjeopolitike ruse të ringjalljes sllave do të vjen. Dhe do të shihni kur të formulojmë synimet në lidhje me Ballkanin. Por, tani duhet të përfundojmë atë çfarë kemi nisur”, u shpreh ai në një konferencë.